November 27, 2024

E akuzojnë për photoshop, Rasheli “i sfidon” të gjithë pa make up

Rregullimet me photoshop, operacionet plastike apo make up-i janë dis anga gjërat që i dëgjojmë shpesh t’i përkufizojnë bukuroshet e ekranit.

Një prej tyre është edhe Rashël Kolaneci, e cila është një ndër personazhet më të diskutuar për ndërhyrje falë formave të saj trupore, buzëve të trasha apo tipareve të bukura.

19-vjeçarja e cila u bë e njohur nga “Xing me Ermalin” ka dashur t’ju mbyllë gojën të gjithëve ditën e sotme duke publikuar një foto pa make-up në Instagram.

Nuk e dimë nëse ka përdorur ose jo filtra Rasheli, por ajo që duket dhe s’ka nevojë për komente është se brunia simpatike është e bukur edhe pa make-up.

E ndikuar edhe nga fjalët që i thonë shpesh rreth ndërhyrjeve ajo ka shkruar:

Mos u bëni merak se çfarë mendojnë njerëzit, nuk e bëjnë shpesh.”
Me sa duket ajo do të tregojë me këtë koment se nuk i bëhet vonë fare për komentet negative që merr.

Facebook Comments

MineralHygienics.com