Kryeministri Edi Rama nuk e ka fshehur gëzimin që ka marrë një “kurorë” nga Facebook, si një ndër liderët më aktivë në botë. Gëzimin e ka ndarë me fansat e tij, arsyeja pse ata e mbajnë të lidhur pas Fb me komentet e tyre:
“Mirëmëngjes, – shkruan Rama, – dhe me këta që thonë se unë qenkam një nga 10 liderët më aktivë në facebook në botë, po nuk thonë që në botë s’ka të tjerë si ju, që më ngacmoni me komentet tuaja këtu duke rritur aktivitetin tim komunikues në këtë rrjet, ju uroj një ditë të mbarë”.