Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet të japë sot vendimin për prokuroren Fatjona Memçaj, e cila doli më 30 prill në seancë dëgjimore.
Gjatës seancës dëgjimore nuk pati pikëpyetje për pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale të znj. Memçaj, ndja sot pritet rikonfirmimi i mundshëm i saj në detyrë. Trupa e KPK-së kryesohej nga Alma Faskaj, me relator Roland Ilian dhe anëtare Firdes Shulin.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është organ kushtetues, i përbërë nga 12 komisionerë. Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve kryhet mbi bazën e tre kritereve:
vlerësimi i pasurisë; kontrolli i figurës; vlerësimi i aftësive profesionale.
Ky proces kryhet duke respektuar parimin e procesit të rregullt ligjor, proporcionalitetit, barazisë, paanshmërisë dhe efektivitetit.
Bazuar në ligjin nr. 84/2016, veprimtaria e Komisionit drejtohet nga Kryetari. Komisioni organizohet në 4 trupa gjykuese të përbërë nga 3 anëtarë, të cilët caktohen me short.
Misioni i KPK-së është zbatimi i Kushtetutës dhe ligjit për të garantuar transparencën e procesit të rivlerësimit dhe rikthimin e besimit të publikut tek institucionet e drejtësisë.
Selia e Komisionit është në Tiranë, në adresën: Rruga e Kavajës, ish-godina e “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”.