Ligjvënësit në Mbretërinë e Bashkuar votuan të martën për të kërkuar që territoret e tyre “offshore” të vendosin sisteme që nga 2020 për të detyruar kompanitë që të zbulojnë pronarët e tyre të vërtetë në kohën që u formuan.
Rregullat e reja të cilat do të sjellin transparencë për kompanitë e formuara në territore të fshehta famëkeqe si ishujt Kajman, Bermuda apo British Virgin u mirëpritën nga “Financial Accountability and Corporate Transparency (FACT) Coalition”, një aleancë jopartiake e më shumë se 100 shteteve, kompneve dhe organizatave ndërkombëtare në SHBA që promovojnë politika për të luftuar ndikimet e dëmshme të praktika e korruptive financiare.
Koalicioni FACT vuri në dukje se masa do të shkaktojë presin mbi ligjvënësit amerikanë që të ndërmarin aksin kundër kompanive anonime të regjistruara brenda vendit.
Gary Kalman, drejtori ekzekutiv i FACT lëshoi një deklaratë më pas.