November 27, 2024

‘Luftë’ për traun që zinte rrugën në Lezhë

Dy vëllezër janë grindur ashpër me një 26-vjeçar në Lezhë, Dorosamnto Gjetën dhe si rrjedhim, njeri prej tyre ka mbetur i plagosur nga ky i fundit. Gjeta u arrestua. Shkak i sherrit ku u përfshi dhe një i katërt, u bë vendosja e një trau pranë një hoteli, që pengonte rrugën.

Policia e arrestoi Dorosamento Gjetën,  banues në Lezhë për dy vepra penale: “Prodhim dhe mbajtje pa leje armëve luftarake dhe municionit” dhe “Plagosje e rëndë me dashje”.

Po ashtu, ka proçeduar në gjendje të lirë, shtetasin A.D. 42 vjeç , banues në Lezhë për veprën penale “Shkatërrim prone” dhe B.B. 49 vjeç, banues në Lezhë për veprat penale “Kanosje” “Dëmtime të tjera me dashje”.

Proçedimi penal i tyre u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, pasditën e djeshme shtetasit e mësipërm janë konfliktuar për motive të dobëta për vendosjen e një trau pranë një hoteli që bllokonte rrugën.

Si rezultat i këtij konflikti ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi A.D. 44 vjeç ( vëllai i shtetasit A.D. të proçeduar) i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i plagosjes është shtetasi Dorosamento Gjeta, i cili u arrestua në flagrancë.

Materialet proçeduriale në ngarkim të tyre, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Facebook Comments

MineralHygienics.com