Pengesat në ambientin e biznesit i krijojnë ndërmarrjeve shqiptare 15 për qind humbje në të ardhurat vjetore.
Një studim i ekonomistëve të BERZH Peter Sanfey and Jakov Milatovic, të cilët kanë dhëne një diagnozë për ekonominë në Rajonin e Ballkanit kanë gjetur se, pengesat e biznesit imponojnë kosto të mëdha për ndërmarrjet dhe funksionojnë si taksa të fshehura në aktivitetet e tyre.
Sipas tyre mesatarisht, firmat në Ballkan humbasin 13.2% të shitjeve të tyre vjetore për shkak të katër pengesave në mjedisin e biznesit, përkatësisht, krimit, mungesës së energjisë elektrike dhe infrastrukturës së dobët.
Shqipëria e ka ketë tregues 15 për qind dhe humbjet më të larta sipas grafikut të mëposhtëm i ka prezenca e krimit. Rrugët jo të mira dhe pagesat korruptive gjithashtu janë kosto për bizneset në Shqipëri, raporton Monitor.
Por ekonomistët e BERZH pohojnë se humbjet mund të jenë edhe më të larta po të përfshihen edhe disa faktorë të tjerë që u krijojnë humbje bizneseve.
Për pasojë produktiviteti i firmave në Ballkan është dukshëm më poshtë standardeve të BE, duke reflektuar institucionet e dobëta dhe një mjedis të vështirë biznesi, konstatojnë ekonomistët.
Një studim i pronarëve të kompanive dhe menaxherëve të lartë ne Ballkan zbulon se vështirësitë e shkaktuara nga aktivitetet e konkurrentëve dhe sektori informal. Bizneset e vogla në veçanti shohin korrupsionin si shumë problematik. Kufizime të tjera në ambientin e biznesit përfshijnë administrimin, vështirësitë në furnizimin me energji elektrike, dhe akses të kufizuar në financa
Ekonomistët e BERZH kanë gjetur se Rajoni i Ballkanit Perëndimor rezulton i dobët në krahasim me vendet e BE veçanërisht në fushat e konkurrencës dhe qeverisjes së mirë. Këto rezultate theksojnë nevojën për zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse dhe të gjerë në rritjen e konkurrueshmërisë dhe përmirësimin e ambientit të biznesit.