Edi Paloka, kryetari i Komisionit parlamentar hetimor “Tahiri” ka çelur sot mbledhjen e radhës duke iu drejtuar që në fillim, zv.kryetares Ermonale Felaj me një akuzë:
“Ju leni uzurpuar vendin tim në mbledhjen e fundit. Ne ishim në mbështetje të protestuesve kuksianë kur ju mblodhët komisionin dhe morët kompetencat e mia, që nuk ju takonin. E kuptoj se kishit urdhër për të bërë zhurmë, ndaj u mjaftova me një denoncim. Ju keni uzurpuar postim tim të kryetarit, që me ligj nuk ju takon” theksoi Paloka.
Felaj nuk e pranoi akuzën, por u përpoq të sqaronte se mbledhja ishte caktuar për në datën 26 prill dhe ju (opozita) nuk u paraqitët.
Paloka ia hodhi poshtë pretendimin duke i theksuar se mazhoranca ishte njoftuar nga sekretaria për shtyrjen e mbledhjes.
Felaj sërish ngulmoi se mbledhja ishte përcaktuar dhe “që të mos zgjatej më, le të paraqitej edhe njëherë plani paraprak i hetimit.”
Paloka: Plani paraprak i hetimit paraqitet nga kryetari, nuk paraqisni plan paraprak ju. Ose lexojeni ligjin, opse e bëni me qëllim për ta penguar. Pasi paraqitet plani paraprak nga kryetari, merret informacioni nga të gjithë anëtarët e komisionit, asnjë kërkesë e juaja nuk do të pengohet nga unë, se unë zbatoj ligjin pikë për pikë, plani i hetimit bëhet bashkarisht.
Felaj: Si do të arrijmë ne bashkarisht në mbledhjen e informacionit?
Paloka: Nuk kemi arritur ende në këtë pikë.
Qefalia: Ndërhyrja që bëhet nga anëtarët e mazhorancës është logjike, sepse ekspertët thirren për raportin final. Ndaj ta miratojmë planin final dhe pastaj…