November 22, 2024

Orizi i bardhë me shafran, ullinj dhe domate qershi

Orizi i përgatitur në këtë mënyrë shkëlqyeshëm shkon me peshk të bardhë të detit: bakalaro, akrep, levrek, koc…

Përbërësit:

– 150 g oriz,
– 10 domate qershi,
– 1 lugë shafran,
– 1 gotë bizele të ziera (apo nga konserva),
– 100 g ullinj të zinj pa bërthama,
– 1 lugë vaj,
– kripë dhe piper.

Përgatitja:

Fërgojeni orizin në vaj, qitni ujë dhe zieni derisa të zbutet dhe uji të avullojë.

Pasi që të zihet, orizin hiqeni nga zjarri dhe shtoni edhe pak vaj, pastaj shafran dhe erëzat e tjera.

Përzieni derisa janë të nxehtë ullinjtë, bizelja dhe domatet qershi.

Edhe një herë përzieni dhe shërbeni ndaras apo me mish peshku.

Facebook Comments

MineralHygienics.com