Natalie Weaver, një recepsioniste nga Anglia, kishte në plan të kalonte një pasdite të bukur të së dielës me të dashurin e saj, Stephen Hall. Problemi i vetëm ishte se i dashur i saj doli një natë më parë, dhe ra në gjumë pas kthimit vonë në shtëpi.
Dhe çfarë mund të bëjë një vajzë në një situatë si kjo? Natyrisht se hakmarrja është gjëja e parë që shkon në mendje.
Stephen ishte në gjumë, kështu që Natalia i bëri grim.
Kur i dashuri i saj u zgjua në orën 4 të mëngjesit, ai mori një surprizë të madhe duke e shikuar veten në pasqyrë.
“Ai ishte i tronditur dhe pyeste se çfarë ndodhi. U përpoqa ta bindja se ai kishte ardhur në shtëpi në atë gjendje”, tha Natalie.
“Kishte shumë të qeshura, ai nuk u zemërua. Jam e befasuar që ai flinte gjatë gjithë procedurës”.