Një 46-vjeçar nga Shkodra u arrestua nga Policia pasi me mjetin e tij Benz po tentonte të kalonte për në Malin e Zi, 6 refugjatë palestinezë e sirianë.
Agostin Vuçina, banor i lagjes “Tom Kola” në Shkodër, u arrestua dje nga sherbimet kufitare në rrugën automobilistike Bajzë – Hani i Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj. Ai transportonte me automjetin “Mercedes Benz”, me targe AA 396 PI, 4 shtetas palestinez, dhe 2 shtetas Sirianë.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Dhenia Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.