Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit edi Rama duke e cilësuar një gënjeshtar global, që është i sinqertë vetëm me kriminelët. Reagimi i Vasilit vjen pas publikimit të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit, që e ka klasifikuar Shqipërinë në listën e vendeve më të mëdha të pastrimit të parave për vitin 2017. Në raportin e fundit mbi Strategjinë e kontrollit të narkotikëve, DASH thotë se Shqipëria mbetet në rrezik domethënës për pastrim parash për shkak të korrupsionit të gjerë dhe institucioneve të dobëta.
Komenti i Petrit Vasilit
Amerika foli: Kryeministri ktheu vendin ne lavatrice gjigande te pastrimit te parave te krimit.
Departamenti Amerikan i Shtetit foli qarte.Shqiperia eshte kthyer ne nje lavatrice gjigande te pastrimit te parave te droges,trafikut te qenieve njerezore,krimit te organizuar.
Kryeministri i zene per fyti nga krimi i organizuar e damkosi Shqiperine si vendi ku krimi ka kapur pushtetin politik te qeverise dhe ekonomine e vendit.
Ky kryeminister, qe ekonomine kombetare e shkaterron ne emer te pastrimit te parave te zeza te krimit KA VDEKUR POLITIKISHT.
DASH thote:
“Ndërtimi, vecanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri”.
Sipas Departamentit të Shtetit, institucionet shqiptare janë inefektive në luftën kundër pastrimit të parave. Si rezultat paratë e pista në vend pastrohen lehtësisht.
Koha e ketij kryeministri ka mbaruar.
Ky eshte thjesht nje Genjeshtar Global qe eshte i sinqerte vetem me kriminelet.
Shqiptaret jane pa drejtim ##