November 27, 2024

Andrra Destani dhe Roza Lati zgjedhin të njëjtin fustan

Nuk është hera e parë që vajza të njohura të ekranit ‘përplasen’ me të njëjtën veshje. Por sa herë kjo ndodh, lajmet me ‘xing’ qarkullojnë gjithandej. Shpeshherë e rastësishme, por edhe në rastet kur nuk është e tillë, interesi është po njëlloj, aq sa pyetja “kujt i rri më bukur” vjen natyrshëm nga të gjithë.

Rasti i fundit është mes Roza Latit dhe Andrra Destanit. Njëra brune dhe tjetra bionde. Andrra nga Singapori, ku po kalon disa ditë pushime me bashkëshortin e saj, ndërsa Roza ka zgjedhur të njëjtin fustan për programin e saj të fundit në Ora News.

Fustani i zi me trëndafila të kuq duket se është prerë enkas si për linjat e Rozës, ashtu edhe për ato të Andrrës. Stili i lirë e i hapur para ua shton elegancën vajzave, të cilat, veç fustanit, kanë zgjedhur edhe të njëjtin model sandalesh për ta kombinuar, veç me ngjyra të ndryshme.

Në fotot që të dyja vajzat kanë postuar në profilet e tyre, ka edhe nga ata që kanë nisur krahasimet, por asnjërës nuk i prish punë ky fakt. Shijojnë momentin e tyre nga skaje të ndryshme, ashtu siç shijojnë edhe fustanin që kanë zgjedhur për këtë moment.

Facebook Comments

MineralHygienics.com