Nata e sotme e spektaklit “Portokalli” ka nisur me një surprizë të befasishme për shikuesit. Kjo për faktin se në një prej numrave të fillimit, pjesëmarrës ishte gazetari i njohur Arian Çani.
Çani ishte i ftuar në skeçin “Zona e Bryllit”, një imitim i “Zonë e Lirë”. Kjo është hera e parë e Çanit në Top Channel, gjë të cilën ai e ka vënë në dukje vazhdimisht.
“Kam emocione që vij këtu, pasi për mua është hera e parë që vij këtu, ndërkohë që të shikoj ty çdo të premte të më imitosh mua”, shprehet Arjana Çani.
“Nuk e di…, nëse do të ftoja une ty të vije në emisionin tim, a do të vije?”, pyet Çani, Vanin e “Zona e Brrylit”.
“Sigurisht mo plak, pse të mos vij, tani janë ulur gjakrat”, thotë ky i fundit, i cili duket se i referohet “luftës” në distancë mes dy televizioneve të njohur, ku Top Channel është shquar për faktin se nuk i lejonte aktorët e “Portokallisë, që të shkonin në emisionet e tjera, sidomos ato të klanit.