November 24, 2024

Kuvendi Kombëtar i PD, ja disa nga momentet më pikante…

Kuvendi Kombëtar i PD-së ka përmbyllur punimet me miratimin e statutit të ri, pas më shumë se 4 orë mbledhje.

Midis ndryshimeve të reja është edhe një nen që cakton kryetar për Këshillin Kombëtar që deri më tani, ishte në varësinë e kryetarit të partisë.

Statuti u miratua pa shumë kundërshti, ndërsa kundërshtarët e kreut të PD-së, Lulzim Basha, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi nuk morën pjesë.

Pas miratimit të statutit, Partia Demokratike do të nisë një proces ristrukturimi të thellë në bazë, nga seksionet e deri tek kryetarët.

Pas zgjedhjeve në të gjitha degët e saj në vjeshtë, Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Zgjedhor për të votuar organet drejtuese të saj.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com