November 23, 2024

Vllaznia-Laçi vendoset nga një penallti.

U luajtën pasditen e sotme dy ndeshjet e javës së 31-të të Superligës.

Vllaznia fitoi në “Loro Boriçi” me Laçin, duke marrë tre pikë të çmuara për mbijetesën.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Xhevahir Sukaj me penallti në minutën e 7-të.

Pas këtij takimi, Vllaznia merr 3 pikë të arta për mbijetesën, dhe shkon në kuotën e 36 pikëve, ndërsa Laçi i largohet Europës, të cilën duhet ta shohë më shumë nga Kupa.

Në takimin tjetër, emocionet ishin të mëdha. Dueli i mbijetesës mes Teutës dhe Kamzës u mbyll në barazimin 3-3.

Amadu dhe Alhasan i dhanë avantazhin e dyfishtë durrsakëve në “Niko Dovana”, por kamzalinjtë përmbysën në 2-3.

Goli i barazimit realizohet në minutën e 95-të, me Teutën që edhe me pikën e marrë ndodhet në vend të parafundit, i cili zbret nga kategoria.

Facebook Comments

MineralHygienics.com