November 27, 2024

‘Edhe kur të jesh gjysh, nga qielli lart do të ndjek’, mesazhi i ndjerë i Monika Kryemadhit për të birin

Djali i saj i vetëm mbush 18-vjec dhe përpos dashurisë Monika Kryemadhi nuk ka kursyer as fjalët, teksa ka vendosur ta ndajë urimin me ndjekësit në rrjetet sociale.

Por si nënë, ku meraku për fëmijën nuk shteron gjatë gjithë jetës, ajo nuk kursen as këshillat.

Statusi i plotë i Kryemadhit

Urime Besar, sot fitove pavarësinë, do jesh i lumtur sepse tashmë je 18 vjec! ????????????

Por si dita jote e parë ku sipas ligjit quhesh i rritur po të them se për mua edhe kur të jesh gjysh, nga qielli lart do të të ndjek me syrin dhe merakun e nënës. Ti u bëre burrë tashmë, por burrëria nuk matet as me forcë, as me para, por me dije dhe dashurinë që do iu falësh njerëzve.

Prandaj “i bukri i dheut”, si të thotë nëna, lufto që bukuria jote shpirtërore të jetë dominante te ty. Lufto për të bërë mirë në këtë botë sepse Zoti kurrë nuk do të harrojë. Qofsh i lumtur dhe mos ndalo ec , vrapo, fluturo sepse këto vite nuk kthehen pas.

Te dua Besar! ??

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com