November 24, 2024

Basha: Kuvendi i PD model për ndryshimin e politikës, të bashkohemi për të rrëzuar Ramën

Kreu i opozitës Lulzim Basha e ka cilësuar Kuvendin Kombëtar të PD-së, si një model guximi për të ndryshuar të ardhmen.

Përmes një statusi në Facebook, Basha thekson se menjëherë pas miratimit të statutit të ri, demokratët do të shpërndahen në çdo cep të Shqipërisë për të bashkuar shqiptarët që të rrëzojnë këtë qeveri që po ju merr frymën përditë.

Statusi i Bashës:

Kuvendi ynë Kombëtar është tregues i guximit tonë për të ndryshuar: duke ndryshuar kulturën tonë, ne do të ndryshojmë të gjithë politikën. Pas miratimit të statutit të ri në këtë Kuvend, ne do të shpërndahemi në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë, për të vazhduar betejën kundër së keqes, betejën pa kthim, deri në largimin e kësaj qeverie.

Dhe për të ndarë me njerëzit e thjeshtë një mesazh besimi, që ditët tona më të mira i kemi përpara.

Facebook Comments

MineralHygienics.com