November 27, 2024

Masakër me qentë e rrugës në Tiranë, reagon Bashkia e Tiranës: Ja si qëndron e vërteta

 Pas publikimit të pamjeve makabre të qenve të rrugës të masakruar e të hedhur në landfillin e Sharrës në emisionin investigativ “Stop”, ka ardhur reagimi nga Bashkia e Tiranës.

Ambientalisti dhe aktivisti , Sazan Guri tregoi se të njëjtin qen që ka fotografuar në mëngjes në rrugët e Tiranës e ka parë më pas në qese të zeza, gati për t’u hedhur në landfillin e Sharrës.

Ai rrëfen se e ndoqi të gjithë situatën, që prej qendrës së trajtimit në Kombinat, që sipas tij, në fakt është “auschwitz” e deri në hedhjen e tyre me kamion ne landfill ku vjen ere e tmerrshme.

Në reagimin e saj, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, e cila është në varësi të Bashkisë së Tiranës, thekson se pamjet janë të montuara.

Bashkia nuk pranon se qentë e rrugës vriten dhe sipas saj, po punohet shumë mirë në këtë drejtim.

Reagimi i plotë
Prej më shumë se dy vitesh, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit kanë hapur qendrën e kafshëve të rrugës në Kombinat, një klinikë veterinare moderne, me staf dhe veterinerë të specializuar, të cilët trajtojnë çdo ditë, me kujdes, kafshët endacake, duke i vaksinuar dhe sterilizuar ato konform procedurave dhe ligjit në fuqi.

Qentë endacakë, të cilët kapen nga punonjësit e trajnuar të AMK-së, dërgohen në klinikën veterinare, ku nën kujdesin e stafit veteriner, sterilizohen, matrikulohen dhe vaksinohen, për t’u lëshuar sërish në rrugë. Që prej vitit 2016, ky proces ka mundur të trajtojë me sukses rreth 5 mijë qen endacakë të qytetit.

Qëllimi kryesor i punës tonë është të sigurojmë që kafshët e rrugës në Tiranë të mos përbëjnë rrezik për jetën e njeriut, duke qenë se kafshët e sëmura mund të përçojnë sëmundje të rrezikshme për njerëzit, si leshmanjoza apo tërbimi, kurse kafshët agresive mund të rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve.

Vetëm gjatë vitit të fundit në Agjencinë për Mbrojtjen e Konsumatorit janë referuar 1425 ankesa nga qytetarë të ndryshëm për kafshime nga qentë endacakë agresivë.

Por, në emisionin e mbrëmshëm vumë re me keqardhje se pamjet e transmetuara nuk përkojnë me njëra-tjetrën dhe pretendimet janë të pavërteta. Montimi i pamjeve foto me video që mund të bëhet lehtësisht me kafshë të shtypura në rrugë nacionale nga aksidentet rrugore, nuk përkojnë as me punën e madhe të bërë nga Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit për trajtimin e kafshëve të rrugës, të cilët, siç u pa edhe nga pamjet dhe intervistat e emisionit STOP në rrugë, janë matrikuluar e vaksinuar dhe gjenden lehtë në rrugët e qytetit.

Sipas rregullave mjedisore dhe ligjit veterinar, çdo dy javë klinika veterinare në Kombinat i nënshtrohet procesit të dezifektimit 3D, ç’ka kryen edhe pastrimin e mbetjeve, të cilat më pas depozitohen dhe trajtohen sipas rregullave. Bashkëngjitur po ju vëmë në dispozicion edhe dokumentin e dezifektimit të datës 20.04.2018, pikërisht në ditën kur pretendohet se është xhiruar videoja.

Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit sqaron se gjatë punës në Klinikën Veterinare janë vërejtur edhe raste të qenve endacakë, të cilët rezultojnë të sëmurë me sëmundje që mund të transmetohen te njeriu, si leshmanjoza apo tumore në metastaza finale, i nënshtrohen procesit të eutanazisë, referuar nenit 70, pika C, i Ligjit 10465 për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë. Klinika monitorohet e tashmë është certifikuar nga agjencitë europiane si një nga më të mirat në rajon!

Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit dëshiron të theksojë se puna mbi dy vjeçare për trajtimin e kafshëve të rrugës është kryer në zbatim të rregullave europiane për trajtimin e kafshëve endacake dhe se prioritet për ne mbeten jeta e fëmijëve dhe e qytetarëve të Tiranës.

Ftojmë këdo të interesuar, të vizitojë, ndihmojë apo më mirë të adoptojë kafshët e rrugës. Nëse nuk duan të ndihmojnë, le të mos pengojnë ata që po ndihmojnë duke sajuar video e foto që s’përkojnë me të vërtetën.

Por nderkohe edhe ish kryeministri Sali Berisha duket se eshte prekur nga vrasja e qeneve te rruges duke publikuar dhe ne rrjetin e tij facebook nje status lidhur me kete ceshtje.

Postimi i tij i plote:

19 hrs

Kjo eshte masaker e vertet e qenve ne Bashkine e Tiranes nga Lal Plehu! sb

Image may contain: dog and text

Facebook Comments

MineralHygienics.com