Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë kanë zhvilluar një takim me biznesmenë sot për t’u argumentuar se përfshija e biznesit të vogël në TVSH nuk sjell asnjë efekt negativ për ta.
Rama theksoi se do ta vazhdojë dialogun me biznesin për t’i mbushur mendjen se nuk do të ketë pasoja.
“Në vijim të dialogut të nisur me biznesin e vogël, që do të vazhdojë, për të shpjeguar deri në fund se përfshirja në TVSH e çdo biznesi mbi 2mln xhiro në vit nuk sjell asnjë efekt negativ mbi të vegjlit, po mbyll kanalet e evazionit të të mëdhenjve, si edhe për të nxjerrë përfundimin e duhur për rritjen e pragut të xhiros mbi 10mln lek të reja në vit, me qëllim mosrritjen e taksës aktuale të fitimit për të gjitha bizneset e vogla që sot gënjejnë me qëllim që t’i shmangen kapërcimit të pragut aktual 8mln”.
Pasi Rama ka publikuar videon e takimit, një lumë ofendimesh dhe fyerjesh janë derdhur ndaj tij në rrjetet sociale.