Politologu Tomor Alizoti, i ftuar në Fax News, komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Berlin dhe skepticizmin e deputetit gjerman Gunther Krichbaum.
Ai u shpreh se komunikimi politik i kryeministrit është i papranueshëm, pasi nuk mund të akuzohet deputeti gjerman që është pro Shqipërisë apo jo.
“Formate të tilla janë të papranueshme. Krichbaum thotë saktësisht që hapja e negociatave është e parakohshme. Sjellja e Ramës është arrogante. Nuk mund ta akuzosh deputetin gjerman në lidhje me rusët.
BE është një grupim me vlera dhe ne akoma nuk kemi vlera që t’i bashkohemi BE-së. Unë mendoj se Rama e ka ndërtuar karrierën politike duke qenë showman. Një lider i mirë është ai që ka një staf të mirë, duhet të këtë ekspertë të mirë, jo të flasë në çdo hapësirë në televizion për çdo gjë. Ai, duke bërë rolin si show man në Shqipëri, ka funksionuar.
Ky është aseti i vetëm politik i Ramës, shfaqja. Por kur shkon në Gjermani, nuk mund t’i habisësh me këto gjëra. Duan komunikim politik, nuk mundet me një formë harbutërie të imponohesh. Kjo nuk duhet të ndodhë, gjithë investimi i kryeministrit është viziv, është më bojërat. Që ne të jemi pjesë e BE-së, ne duhet të ecim me hapa të mëdha”.
“Gunther Krichbaum ka të drejtën e tij si ekspert, dhe në Gjermani ai është më i fuqishëm se Merkel, nuk i ndërhyn dot në procesin e tij, ai bën raportin. Krichbaum është në Bundestag, personi të cilit i është ngarkuar përgjegjësia në Komisionin për Zgjerimin e BE-së.
Ai është një njeri i që i përket pjesës konservatore dhe është i mendimit se zgjerimi i BE-së e lodh BE-në. Nuk mund të akuzosh Krichbaum për sllav. Në këtë sens nuk bën as sens as historik as konceptual,” u shpreh Alizoti.