Ndarja kurrë nuk ka qenë gjë e këndshme, mirëpo ekspertët thonë që tani, në kohën e rrjeteve shoqërore, është shumë më e pakëndshme.
Fotot dikur kanë qenë vetëm në albume apo në korniza, në korrespondencë nëpërmjet letrave, ndërkaq tani të gjitha janë të arkivuara në formë elektronike. Prandaj është shumë më e vështirë të pajtohesh me ndryshimet, sepse “të ekspozohen” nga të gjitha anët.
“Facebook” ka krijuar opsionin që t’ju përkujtojë atë që e keni bërë në një kohë të caktuar në të kaluarën apo në disa vite të tjera, andaj herët apo vonë do t’ju rikujtojnë momentet e përbashkëta.
Kur ndërprisni lidhjen, të gjithë e dinë. Madje edhe nëse në rrjetet shoqërore nuk e tregoni statusin që jeni në lidhje apo jeni të lirë, sapo të mungojnë fotografitë e përbashkëta apo të filloni t’i publikoni të rejat, të tjerëve do t’u jetë e qartë që diçka ka ndryshuar.