Jonida Shehu u largua nga Top Channel krejt papritur fund tetorin e shkuar.
Shkak u bë një intervistë me Rezarta Shkurtën, e cila u konsiderua reklamë nga drejtuesit e televizionit.
Si rrjedhim, Jonida u gjobit me 1500 euro gjobë. Ajo s’pranoi ta paguante dhe u largua nga vendi i punës. Së fundi, Jonida gjeti një tjetër projekt që i vodhi zemrën.
Gazetarja dhe moderatorja nuk është penduar për gjë, por nëse do të ishte për të, s’do të ishte larguar nga Top Channel. Sidoqoftë, të shkurara të kaluara, Jonida u përfol se do të lëvizte në Klan Plus, thashethem që e hodhi poshtë. Më pas u përfol se do të kalonte në Tv Klan. “Nuk jua konfirmoj një gjë të tillë,” tha ajo muaj më parë.
Burime pranë Anabel konfirmojnë se Jonida do të moderojë një emision të sajin në Tv Klan gjatë paradites rreth orës 10 deri në 12. Formati mbetet ende për t’u zbuluar.