December 25, 2024

Nazarko/ Rama mishëron cilësitë e Zogut dhe retorikën e Nolit

Shpetim Nazarko nuk ndalet në mbrojtjen që i ofron Kryeministrit Edi Rama. Së fundmi ai ka vendosur të shpalosë cilësitë më të mira të Ramës dhe çuditërisht Shpetimi ka zbuluar se ato janë në politikën e Jashtme.

Pa iu dridhur zëri, madje duke mos dëgjuar as pyetjen që i drejtohet nga moderatori i emisionit në Oraneës, Nazarko thotë “sektori më i mirë i Edi Ramës është politika e jashtme. Rama mishëron cilësitë më të mira të Ahmet Zogut dhe retorikën e Fan Nolit”.

Vlerësimi i Nazarkos për Ramën vjen pikërisht në ditën kur Kryeministri zhvilloi një vizitë në Gjermani dhe përveç përballjes me deputetët në Bundestag qoftë për sulmet ndaj Krichbaun ashtu edhe me mbrojtjen që i është dhënë ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, nuk arriti të marrë as premtimin e kancelares Merkel për hapjen e negociatave.

Nuk dihet a i beson vërtet Nazarko cilësitë që i ngjit Ramës, apo ëndërron sesi duhej të ishte Kryeministri…

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com