Sot, Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të votojë projektvendimin për kalimin e trojeve në varësi të Bashkisë, përfshirë edhe truallin e Teatrit Kombëtar, privatëve që do të duan të ndërtojnë mbi to me koncensione të tipit partneritet publik-privat.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë thirrje për një protestë të madhe qytetare në orën 12:00 para bashkisë së Tiranës për të mos lejuar marrjen e këtij vendimi, që shënon hapin konkret për shembjen e një godine me rëndësi historike siç ëhstë Teatri Kombëtar.