Tentativa për të grabitur një minimarket në rrugën “OSBE” në Kamëz përfundoi me vrasjen e 52 vjeçarit Agim Buçit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij Merita Buçi 44 vjeçe, të dy pronarë të dyqanit.
Burimet nga policia kanë bërë të ditur se kanë qenë dy persona me maska të cilët janë futur me armë në market duke kërkuar të marrin paratë e xhiros mbrëmjen e të mërkurës. por rezistenca e çiftit dhe përpleshja me grabitësit ka përfunduar në përdorimin e armëve prej agresorëve. Policia ka vënë në dispozicion 500 mijë lekë kush jep informacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Pronari 52 vjeçar i dyqanit, baba i tri vajzave dhe një djali, është dërguar me urgjencë në spital i plagosur rëndë me plumb në gjoks, por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka nisur mbledhjen e provave materiale, si dhe ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit të krimit
Në një reagim për ngjarjen policia bën me dije se janë shoqëruar deri tani 13 persona të dyshuar që po verifikohen si autorë të mundshëm. Drejtoria e Policisë së Tiranës ka vendosur një shpërblim prej 500 mijë lekësh të reja për këdo që jep informacione që ndihmojnë identifikimin dhe kapjen e autorëve
Dëshmitar i ngjarjes së rëndë ka qenë edhe djali i bashkëshortëve të cilët 17 vite më parë ishin shpërngulur nga Mati dhe ishin vendosur në Kamzë, ku pranë banesës kishin hapur edhe marketin në të cilin u përballën me plumbat e grabitësve.
Ndërkohë Policia ka dhënë 500 mijë lekë shpërblim për të zbuluar grabitësit që vranë në Kamzë.