November 23, 2024

Lodrat e përshtatshme për bebet në muajt e parë të jetës

Në muajt e parë të jetës, përpara se të mësojë si të mbajë lodrat në duar apo të ulet, bebja jote do t’i vlerësojë gjërat që vëzhgon me sy dhe përmes tingujve që do të dëgjojë. Shikimi i saj do të jetë i paqartë fillimisht dhe do të fokusohet në gjëra që janë në distancë nga 22 në 35 cm nga sytë.

Kur të jetë rreth një muajsh, do të jetë në gjendje të njohë fytyrën tënde, ndërsa do të shijojë piktura me fytyra të mëdha. Format me kontraste e ngjyra të forta do të tërheqin vëmendjen e saj, sepse janë më të lehta për tu parë. Ka mësuar të shijojë tinguj dhe muzikë të lehtë (këshillohet ta vësh në gjumë me një ninullë), ndërsa objektet që lëvizin ngadalë e prodhojnë tinguj të lehtë, tani bëhen edhe më interesante se sa objektet që nuk lëvizin dhe nuk lëshojnë tinguj.

Lodra që mbahen në duar: pamja e tij e kufizuar do ta bëjë që të pëlqejë çdo gjë që lëviz në hapësirën e tij të të parit. Nuk do të jetë në gjendje të mbajë lodra në duar për pak kohë, por do të tregojë preferencat e tij duke parë me vëmendje atë që ai do.

CD ose kuti muzikore: muzika është një nga mënyrat më të mira të argëtojë dhe relaksojë beben. Lëre të dëgjojë llojet e ndryshme të muzikës dhe shiko si reagon.

Libra prej rrobe me dizajne të forta: librat prej cope me modele të theksuara janë dizajnuar posaçërisht për bebet. Shtrihu në krah të bebes në mënyrë që ai të të shikojë si kthen faqet dhe lexon me zë të lartë – diçka që ka vlerë edhe në moshën e tij.

[71dMGkqRTxL]

Rraketake çorape dhe për duart: vishini një lodër të butë që bën zhurmë në dorë ose çorape që bën zhurmë dhe lëre të zhytet në orë të pafundme argëtimi, pasi eksperimenton me gjymtyrët e veta dhe me tingujt e rinj.

Pasqyrë që nuk thyhet: edhe nëse në këtë fazë ai nuk do të kuptojë që ajo që po shikon është refleksioni i tij, bebja do t’i konsiderojë pasqyrat interesante. Në të vërtetë kur është 3 muajsh mund të ketë zhvilluar lidhje me idhullin e tij dhe të nisë t’i buzëqeshë. Përpiqu të gjesh një pasqyrë që të varet në anë të krevatit ose në tavolinën e ndërrimit.

Lodra që zhvillojnë shqisat: një lodër e butë që fishkëllen ose luan muzikë të lehtë kur e shtyp mund të bëhet lodra e tij e dashur për muajt e ardhshëm, shkruan Babylino. Tingujt që prodhon çdo herë që e shtyp do ta ndihmojnë të kuptojë që kjo ndodh me dorën e tij.

Lodra rrotulluese me muzikë: bebet dashurojnë muzikën e lehtë, kështu që është ide e mirë të varësh një lodër muzikore rrotulluese diku që ai të ketë mundësi ta shikojë ndërsa lëviz e të dëgjojë tingujt; në të vërtetë bebja mund të mësohet ta shikojë atë për pak minuta para se të flejë. Ndonjëherë mund t’ia afroni për të lejuar beben të luajë me të për aq kohë sa mund ta shikojë atë, pa lodhur sytë. Shmang vendosjen e saj mbi kokën e bebes, është më mirë të shohë në vijë diagonale.

Facebook Comments

MineralHygienics.com