November 23, 2024

Durrës, vazhdon Kampionati Botëror i Shkollave të Shahut, 40 shtete në garë

Vazhdon me sukses te plote Kampionati Boteror i Shkollave te Shahut, me e madhja veprimtari shahistike e zhvilluar ne Vendin tone deri me sot, ne te cilen marin pjese shahiste nga 40 shtete te Azise, Amerikes Veriore dhe Jugore, Europes,dhe nga Afrika.

Garojne plot 387 vajza dhe djem, 64 nga te cilet i perkasin shkolles se ringritur te shahut te Shqiperise.

Ne te 12 Seksionet e grupmoshave nga U-7 deri ne U-17 (te ndara ne 6 per vajza dhe 6 per djem) garojne nje pjese e rendesishme cilesore e nivelit me te larte Boteror dhe Europian ku ndonese me moshe ende te re ,ne baze te sukseseve ne veprimtari nderkombetare kane fituar edhe tituj nderkombetare. Keshtu mund te permendim 8 djem Mjeshtra te FIDE, dhe 6 vajza qe mbajne titullin WFM.

Jane ne gare gjithashtu 22 CM ( Kandidatmjeshtra) dhe 18 WCM (Kandidatmjeshtre) qe ne total perbejne plot 54 shahiste me tituj nderkombetare te akorduar nga FIDE ku nje pjese e tyre jane edhe fitues kontinentale dhe Boterore .Sigurisht qe pjesa me e madhe e tyre i takon shkollave me tradita te medha te cilat kane prodhuar dhe prodhojne kampione te medhenj sikurse mund te permendim Rusine, Indine, Kinen, Armenine, Kazakistanin, Azerbajxhanin, Armenine, Ukrainen, Bullgarine etj apo edhe shkollat relativisht dhe cilesisht te reja qe ne arenen nderkombetare ne vitet e fundit po demostrojne nivele gjithmon e ne rritje duke patur pretendime serioze sikurse mund te permendim Turqine, Polonine, Rumanine apo dhe Sri Lanken, Bangladeshin dhe plot te tjera.

Mes tyre garojne edhe 64 shahistet e vegjel dhe te rinj nga Shqiperia, gjeografikisht te shtrire nga Malesia e Madhe e deri ne Sarande, ku pjesa dermuese e tyre eshte produkt i hapave te rendesishem te ndermara kohet e fundit nga FSHSH ne projektimin dhe fillimin e zbatimit me sukses te perhapjes se kultures se shahut ne shkolla.

Ndonese ende ne hapat e pare te nje ringritje nga themelet, nje pjesmarje e tille asqe mund te imagjonohej jo me larg se 3 apo 4 vite me pare kur ata pak femije kryesisht djem garonin sebashku pamvaresisht moshes dhe kur kultura shahistike e tyre me pak perjashtime ishte amatoriale. Sot fale seminareve ne bashkepunim me FIDE me lektore nderkombetare qe jane zhvilluar dhe po zhvillohen kemi forca mesimdhenese dhe arbitruese te kualifikuara duke filluar nga mesuesit e shkollave te certifikuar, Instruktore dhe trajnere te FIDE-s dhe gjyqtare te licensuar te nivelit Nacional dhe atij Nderkombetar. Tre te tille jane ne zhvillim paralelisht me kete Boteror.

Sot ne dhjetra shkolla 9 – vjecare te Vendit , ne Tirane por jovetem, zhvillohen nder nxenes rregullisht leksione shahu ku fale botimit dhe pajisjes me literaturen perkatese tekniko-edukative dhe mbeshtetjes me baze materiale nga FSHSH, qindra e qindra nxenes ne shkollat tona kane filluar te marin kulture shahistike. Fale ketyre hapave te rendesishem te ndermara me shtrirje serioze horizontale, e nesermja do te premtoje me siguri edhe nivele cilesore te larta. Sigurisht qe duhet shume pune, durim dhe kohe mbasi dihet qe per formimin cilesor ne nivel konkurues europian dhe boteror te shahistit duhen vite pune dhe shume perkushtim. Rruga e filluar duket e mbare. Kjo na jep te drejten te shpresojme dhe pse jo, te enderrojme se ne nje te ardhme te kemi perseri nje Kampion i cili do te perseriste suksesine  Grandmasterit shqiptar i cili ne vitin 1993 hyri ne hitorine e shahut Boteror si Kampion i Europes per moshen U – 14 !

Megjithate edhe ne Boterorin qe po zhvillohet, shkolla Shqiptare e shahut perfaqesohet me 3-4 lojtare te cilesise se larte ne rang Europian dhe Boteror sikurse jane vajzat 12 vjecare Klean Shuqja dhe Elisa Isufi qe garojne ne seksionin U-13 Girl te cilat ne baze te rejtingut klasikohen ne grupin e lojtareve me te mira ne Europe dhe ne Bote.

Aktualisht ndonese garojne mes nje pjese te mire te rangut te kundershtareve me nivele maksimale per moshen dhe tituj Nderkombetare mbas 4 raundeve te para ndodhen ne pozicione kryesuese perkatesisht me 3 dhe 2,5 pik.

Shpresojme, besojme dhe urojme qe talentet tona te mbajne te njejtin ritem te larte dhe ne fund te renditen nder fitueset e vendeve kryesuese. Kampioni i Shqiperise Zino Veleshnja po zhvillon gjithashtu nje gare te mire dhe mbas raundeve te para ai ka grumbulluar 2,5 pik ku vlen te permendet fitorja ne raundin e trete ndaj Kampionit te moshes te Amerikes se Jugut , Mjeshtrit te FIDE Melara Moises nga Salvadori.

Ndonese ende heret per konkluzione( jane akoma edhe 5 raunde) megjithate mund te themi se edhe nje pjese e lojtareve te tjere kane nje fillim premtues pozitiv te gares.

Ne raundet ne vijim priten rezultate pozitive edhe nga te talentuarit Ramaj dhe Kote.

Ne mbyllje do te doja te shtoja se eshte kenaqesi kur nga bisedat e lira me perfaqesues nga disa Vende te ndryshme te Botes, sa i perket organizimit te ketij eventi te pazakonte per Shqiperine e vogel, kushtet e akomodimit mikpritjen dhe gjithckaje deri ne detaje qe lidhet me mbarevajtjen e Kampionatit degjon fjalet me te mira.

Facebook Comments

MineralHygienics.com