November 25, 2024

Nikolle Lesi: Nje shkrim mbi Edi Ramen

Gazeta e Nikoll Lesit,  “Koha Jonë”,  i ka kushtuar një shkrim medias personale të kryeministrit, “Edi Rama Televizion”, nëpërmjet të cilit jep edhe lajmin “e madh”, se përveçse rolit të pronarit ai do të bëjë edhe atë të shumë ëndërruarin; kryeredaktorin.

Shkrimi i ndërtuar në stilin e pamfletit përveç të tjerave siluron, edhe ish-ortakun e Nikoll Lesit në gazetën “Koha Jonë”, pronarin e Tv Klan, Aleksandër Frangajn.

“Nga kjo e diel ERTV bëhet televizion kombëtar me program të rregullt, me lajme dhe pas pak ditësh do të fillojë edhe me filma turq të dhuruar nga Erdogan, tamam si njç televizion tjetër aleat i Ramës, që na ka mbushur me filma turq, aq sa edhe vetë pronari katolik ka filluar të thotë para vaktit të drekës apo darkës: Ishalla, Ejvallah!”, shkruan media e Nikoll Lesit.

Shkrimi i plot me titull: Nga sot Edi Rama edhe kryeredaktor

ERTV  është një televizion online i cili pasqyron aktivitetet e kryeministrit Rama. Prej pak javësh ka filluar edhe emisioni debat ku shkojnë të ftuar ministra, deputetë dhe drejtorë të rëndësishëm që vetdebatojnë me gazetarin e kryeministrit. Debati ne ERTV është i “zjarrtë” dhe herë pas here vihen në vështirësi ministrat kur iu bëhet pyetja “Si po punon qeveria?”. Përveç emisioneve debat në ERTV dhe lejes për të pasqyruar aktivitetet e kryeministrit apo qeverisë, sepse Rama nuk lejon asnjë televizion apo kamera të futet, pra tashmë nga sot shqiptaret do kene mundësine dhe fatin te shikojnë lajme në ERTV. Këtë e ka njoftuar vetë personalisht kryeministri Rama, i cili nga kjo e dielë do jetë edhe kryeredaktor lajmesh i pronës sës tij private ERTV.

Edi Rama përveç interesit politik personal dhe një prone të re mediatike si ERTV, me sa duket ka mallëngjimin e kohës kur punoi dikur në vitin 1995, në gazetën AKS, filial i KOHA JONË, dhe ku drejtor kishte të madhin Teodor Keko dhe kryeredaktor Andi Bejtjen.

Nga kjo e dielë ERTV bëhet televizion kombëtar me program të rregullt, me lajme dhe pas pak ditësh do të fillojë edhe me filma turq të dhuruar nga Erdogan, tamam si njç televizion tjetër aleat i Ramës, që na ka mbushur me filma turq, aqsa edhe vetë pronari katolik ka filluar të thotë para vaktit të drekës apo darkës: Ishalla, Ejvallah!

ERTV fillon nga sot lajmet dhe mbani sytë hapur e veshët ngritur për të parë talentin e kryeministrit edhe si kryeredaktor lajmesh në ERTV. Një e mirë vjen nga kjo gjë, pasi nuk do ketë më interes kryeministri për të diktuar lajme nëpër televizione të tjera apo të dhënë kulla mu në qendër të Tiranës apo fshatra turistike si leje ndërtimi për pronarë mediash. Me këtë rast shpeton edhe Endri Fuga, që i ra bretku duke takuar veçmas pronarë mediash, si dhe duke rakorduar me njëmijë halle interesat e njerit pronar që të mos përplasen me të tjetrit.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com