Koreja e Jugut ka ndaluar transmetimin e propagandës nëpërmjet artoparlantëve përgjatë kufirit me Korenë e Veriut përpara bisedimeve të nivelit të lartë këtë javë.
Jugu ka dhjetra artoparlantë përgjatë zonës kufitare, prej nga shpërthen çdo gjë, që nga muzika K-pop deri tek edicionet e lajmeve kritike për Veriun.
Transmetimet mund të dëgjohen nga trupat e Kim Yong-un vendosur përgjatë kufirit civil në zonë.
Seuli tha se i mbylli ato për të krijuar klimën për bisedimet e së premtes.
Mirëpo, edhe Koreja e Veriut ka sistemin e vet të folësve përgjatë kufirit, duke iu kundërpërgjigjur Seulit dhe aleatëve të tij me të njëjtën monedhë. Nuk dihet ende nëse edhe Koreja e Veriut do të veprojë njësoj tani, nëse do t’i fikë.