November 27, 2024

Prokurorja e shkarkuar përgjërohet para medias: Nuk jam e korruptuar!

Prokurorja e Apelit Shkodër Besa Nikëhasani është shkarkuar nga detyra sot pasi nuk ka arritur ta kalojë Vettingun. KPK-ja ka gjykuar se Nikëhasani nuk ka mundur të argumtojë pasurinë e saj, burimet e të ardhurave, të dy shtëpive dhe një garazhi.

Por, Nikëhasani ka dalë thellësisht e prekur nga seanca dhe ka deklaruar se nuk e priste kurrë shkarkim pasi ajo kishte punuar me devotshmëri dhe as ajo, as i shoqi nuk kishin as dhe llogari bankare.

Ja çfarë deklaroi Besa Nikëhasani pasi dëgjoi vendimin:

“Duhej Vetingu, sepse na vinte turp kur na pyesnin ku punon.

Lidhur me procesin, ILDKPI ka nxjerrë të gjitha letrat. Ne kemi nisur deklarimin që në 2003, por ju betohem se unë kam deklaruar vetëm rrogën time dhe nuk e dinim për të tjerat. Më thonë për shtëpinë. Shtëpia është shembur dhe është ndërtuar pallat.

Po pasurinë e bashkëshortit me toka me shtëpinë që ka pasur? Pse nuk e kanë verifikuar?!

Unë do të ndjek rrugën ligjore, as diskutohet, se është e drejtë ligjore. Jam shumë kurioze të di si do ta arsyejnë. Pastaj, pse nuk merret parasysh pastërtia e figurës? Se nga e mora unë pasurinë kur unë s’e kam shkelur një herë ligjin? S’kam asnjë presje. Po të kisha pasurinë nuk kisha pse të shkoja nga Tirana në Shkodër, si gjithë dynjaja! Nuk e kam shkelur asnjëherë ligjin.

I jam përkushtuar punës duke lënë fëmijët të rriten vetë. As bëhet fjalë që rrugën ligjore do ta ndjek sepse jam e pastër. Më kanë vënë tritol tek makina, kam ikur nga ajo shtëpi sepse më është trembur djali. Me sakrifica i bëj. U bëra 40 e ca vjeçe, burri 50 e ca vjeç dhe asnjë llogari kursimi s’e kemi. A është e drejtë kjo?!”

Pyetje nga gazetarët: Po pse u shkarkuat atëherë?

Nikëhasani: Të them të vërtetën atëherë, nuk ma ka prerë mendja se do të shkarkohesha!

Facebook Comments

MineralHygienics.com