November 25, 2024

Rama e thotë e hapur/ Dua 100 % të pushtetit

Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se do të synojë fitimin e të gjitha bashkive në zgjedhjet e ardhshme vendore. Në zgjedhjet e fundit vendore, PD fitoi 15 bashki dhe LSI 9 njësi të qeverisjes vendore.

Por Rama deklaroi se do të synojë të fitojë bashkitë që sot nuk drejtohen nga socialistët, pra ato që sot drejtohen nga PD dhe LSI, që ndodhen në opozitë.

“Unë jam një socialist serioz, bëhet fjalë për të kandiduar 61 kandidatë socialistë në krye të bashkive. Në qershorin e ardhshëm të qeverisim po kaq mirë sa Tirana edhe disa qytete të tjera të kryebashkiakëve që sot janë në opozitë”, tha Rama.

Kjo do të çonte në një pushtet absolut të Kryeministrit, i cili pas zgjedhjeve të 25 qershorit, qeveris pa pasur nevojën e aleatëve apo aleancave, kontrollon institucionet kryesore të vendit, përfshi edhe ato të pavarura, ndodhet nën akuzë se ka marrë dhe po merr nën kontroll drejtësinë, dhe që ka dëshirë të ketë edhe 100 % të bashkive të vendit.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com