November 25, 2024

Rama: Askush nuk më bën presion mua, as në shqip dhe as në anglisht…

Presione në shqip apo në gjuhë të huaj, askush nuk mund t’i bëjë kësaj qeverie, porsa kohë unë do të jem në krye të saj, tha Kryeministri Edi Rama.

Reagimi i Ramës erdhi disa orë pasi ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri deklaroi se nuk ka asnjë bir nëne apo bir kurve që të më pengojë mua të bëj drejtësi.

“Tahiri nuk është deputet i PS-së, është i lirë të bëjë batutat që dëshiron. Mua më bën për të qeshur kur thonë se Sajmir Tahiri më bën mua presion, nuk besoj se ka në këtë histori fjala presion me mua apo me atë. Unë e di si funksion ai, i di metodat”, tha Rama.

I ftuar në Real Story, Rama u pyet lidhur me arrestimin e peshqve të mëdhenj, ndërsa u shpreh se kjo është kthyer në një çështje bajate.

Kreu i Qeverisë, lidhur me kërkesën për arrestimin e Tahirit, tha se prokuroria ka bërë një kërkesë duke shkelur Kushtetutën.

“Këta i thonë këtyre andej se ne nuk i heqim imunitetin, ndërkohë që imuniteti është hequr që në vitin 2012. Ajo që ne kërkuam është një provë e vetme për të lejuar arrestimin, ndërkohë që Sajmir Tahiri është nën hetim dhe ne nuk kemi penguar asnjë hetim.

Ne i jemi referuar raportit të Komisionit të Venecias. Me Sajmir Tahirin duhet të merret seriozisht Prokuroria, se s’mund të arrestohet askush sepse dy persona flasin për një tjetër, ndërkohë që s’na paraqitet asnjë provë.

Qeveria apo Kryeministri nuk fut në burg askënd, kjo është kompetencë e Prokurorisë dhe Gjykatës.  Mbi Prokurorinë e Krimeve të Rënda nuk kemi asnjë lloj influence, përkundrazi dihet shumë mirë historia e kësaj prokurorie dhe qasja e saj. Prokuroria është e lirë të bëjë gjithçka që i takon”, tha Rama.

Facebook Comments

MineralHygienics.com