November 27, 2024

Sot në Shkodër, gjyqi për 11 protestuesit e Rrugës së Kombit

Sot në Shkodër tek Gjykata e Apelit do të zhvillohet gjyqi ndaj 11 protetsuesve kuksiane, që u arrestuan për revoltën në Rrugën e Kombit.

Gjyqi do të nisë në orën 11:00. Avokatët e të arrestuarve kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për protestuesit dhe kanë argumentuar me një sërë provash që arrestimet ishin bërë në mënyrë të paligjshme.

Opozita shqiptare e ka konsideruar arrestimin e tyre, krim shtetëror dhe ka kërkuar lirimin e protetsuesve deri edhe tek shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, që ishte në Tiranë dy ditë më parë.

11 të arrestuarit akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë dhe shkatërrim të pronës publike.

Emrat dhe masat e dënimit për të 23 protestuesit që u arrestuan natën pas revoltës:

1-Ahmet Tobli detyrim paraqitje

2-Lulëzim Popa detyrim paraqitje

3-Sajmir Trota detyrim paraqitje

4-Lefter Rexhmati detyrim paraqitje

5-Adem Duraku detyrim paraqitje

6-Armand Ademi detyrim paraqitje

7-Ardit Alidini detyrim paraqitje

8-Zenel Matmuja detyrim paraqitje

9-Fatos Harulla detyrim paraqitje

10-Rasim Koloshi detyrim paraqitje

11-Shaban Selmanaj arrest shtëpie

12-Shemsi Trota arrest shtëpie

13-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës 

14-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.

 

15-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës

16-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

17-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.

18-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

19-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.

20-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

21-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.

22-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës

23-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com