Qytetarë dhe i gjithë Grupi parlamentar i PD-së do të mblidhen sot në orën 10:00 tek Gjykata e Apelit në Shkodër për të kërkuar lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar për revoltën në Rrugën e Kombit.
Ata do të mblidhen tek Gjykata e Apelit afër Bexhistenit në nisje të seancës ku do të kërkohet lirimi i të arrestuarve.
Deputeti Bardh Spahi ka lëshuar një thirrje në rrjetet sociale: “Nderi dhe tradita e Shkodrës, – shkruan Spahia, – e do që të jemi sa me shume dhe te reagojme sa me fort ne mbeshtetje te tyre dhe kunder gjyqeve politike te cilat na kujtone kohet me te erreta te Shqiperise dhe me te cilat Shkodra dhe shkodranet nuk jane pajtuar as gjate diktatures me te eger.
I gjithe grupi parlamenter i PD-se do jete aty. Syte, mendja dhe zemra e cdo demokrati kudo ku ndodhet neser do jene ne Shkoder. Le te jemi sa me shume neser ne ora 10 tek Gjykata e Apelit.”
Opozita shqiptare protesoi fuqishëm në Kuvend një javë më parë për lirimin e 11 kuksianëve duke e sulmuar kryeministrin me miell dhe vezë dhe bllokuar foltoren dhe punimet e Kuvendit.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, atë ditë në parlament deklaroi se “njëmbëdhjetë kuksianët e burgosur janë turpi dhe fundi i një këtij parlamenti që ka treguar se nuk ka problem as vrasësit, as përdhunuesit, as kriminelët por nuk mund të tolerojë ata që ngrejnë zërin për të drejtat dhe dinjitet.”
Shemsi Trota arrest shtëpie
Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës
Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.
Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës
Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.
Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.
Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.
Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës
Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.