November 27, 2024

Ringritja e 9 sporteleve të taksës në Rrugën e Kombit

Pranë përfundimit vendi i pagesës së tarifës në Rrugën e Kombit. Punimet për ringritjen e terminalit të pagesave në Kalimash janë drejt përfundimit dhe koncesionari do t’i ketë gati brenda fundit të majit 9 sportelet dhe 10 korsitë, në pjesën ku do të arkëtohet taksa.

Ringritja e sporteleve vijon me ritëm të shpejtë dhe në koordinim edhe me qeverinë do të përcaktohet data kur drejtuesit e mjeteve do të paguajnë taksën e kalimit, shkruan oranews. Rreth 3 javë pas protestave të dhunshme në Kalimash, koncensionari po vijon punimet me ritme të shpejta për rindërtimin e terminalit të pagesave.

Për pak javë do të jenë gati 10 korsitë dhe 9 sportelet, ku do të arkëtohet edhe taksa e kalimit.

Pasojat e djegies së sporteleve janë ende të dukshme, por kompania që ka marrë përsipër mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, tashmë i ka gati thuajse të gjitha materialet përbërëse të kësaj strukture.

Sapo qeveria të vendosë një afat për rinisjen e pagesës, koncensionari do të jetë gati për të operuar me taksimin për automjetet që do të kalojnë aty.

Facebook Comments

MineralHygienics.com