November 27, 2024

Kryeministrja është shtatzënë, partneri merr lejen e lindjes

Nga një ishull i gjelbëruar dhe i vendosur në “fund të botës” mbërrin një tjetër leksion për pjesën tjetër të globit përsa i takon rolit të gruas në jetën publike, sidomos në politikë.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacina Ardern do të bëhet nënë në muajin qershor. 37-vjeçarja e pamartuar pret me partnerin e vet fëmijën e parë, duke u bërë udhëheqësja e vetme e një vendi që lind gjatë ushtrimit të një mandati.

“Nuk më pëlqen që të më shikojnë si ndonjë grua me superfuqi, që bën gjithçka. Unë nuk po bëj gjithçka!”, deklaroi ajo.

Megjithatë, punët e shtetit janë më të rëndësishme se detyrat e partnerit të saj, Clarke Gayford, një producent dokumentarësh natyrorë. Jacinda thotë se do të mungojë në zyrën e saj vetëm pak ditë dhe detyrën e mrekullueshme të kujdesjes për fëmijën do ta bëjë partneri i saj, që do të marrë lejen.

E pyetur nëse ka në plan që të martohet, 37-vjeçarja përgjigjet me shaka.

“Jemi shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit dhe martesa nuk është diçka që e kemi harruar, por thjesht nuk po gjejmë momentin e duhur”, shprehet Kryeministrja.

Image

Facebook Comments

MineralHygienics.com