Heather Hendershot (25) kishte blerë orën e mençur Apple për të përcjellë aktivitetin e saj fizik. Edicioni më i ri i pajisjes posedon mekanizmin EKG, i cili alarmon përdoruesit rreth ritmeve abnormale të zemrës.
Mjekët ishin skeptikë rreth pajisjeve, por studimet kanë dëshmuar se ato janë të sakta.
Hendershot mendoi se kishte të bëjë me një alarm fals derisa ajo po shikonte televizorin në shtëpinë e saj në Kanzas, SHBA.
Por, ora e mençur Appe kishte njohur saktë shenjën e saj të pa diagnostifikuar të gjëndrës hipertiroide, e cila nëse mbetet e pa trajtuar, mund të shkaktojë sulm në kokë ose stuhi të hipertiroidës.