Aktorja e serialit ‘Shtëpiake të dëshpëruara’ është nderuar me një yll në “Walk of Fame” pasi ka 20 vite që kontribuon në industrinë e artit.
Eva Longoria, e cila është shtatzënë ka pozuar në yllin që ka marrë duke thënë se ka emocione dhe ndjenja të përziera.
43-vjecarja është në pritje të një djali që do vijë në jetë pas disa javësh. Në një intervistë për “People”, ajo përshkroi momentin duke thënë: “Jam e emocionuar, por nervoze.” Ndërkohë që po presin momentin e lumtur, Longoria me partnerin Jose dhe disa miq të njohur për publikun, rrethuan Hollivud-in në Bulevardin “Walk of Fame”.