November 26, 2024

Si po e shantazhon Tahiri, Ramën, me ‘armët’ e tij

Sa herë që i është ngushtuar laku që nga nisja e hetimit për çështjen e trafikut të drogës, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka çliruar atë duke i dërguar mesazhe shantazhuese Edi Ramës.

Vetëm një ditë pasi pranoi edhe vetë në emisionin “Opinion” se e priste burgu, ai thirri mediat përpara shtëpisë së tij dhe i dërgoi mesazh ish-mikut dhe mentorit me shprehjen e preferuar të tij; Nuk keni parë asgjë akoma.

Menjëherë pas kësaj “druri” i shtrembërt” u drejtua dhe Rama ndryshoi 100%, qëndrim ndaj Tahirit duke e marrë plotësisht dhe me të gjitha mënyrat nën mbrojtje.

Edhe sot Tahiri shfrytëzoj Kuvendin, për ti dërguar mesazhin e radhës duke e ditur se presionin ndërkombëtar ndaj kryeministrit për ta arrestuar është bërë gati ultimativ.

Sërish Tahiri zgjodhi një nga shprehjet e famshme të Ramës të lëshuara në pranverën e vitit 2009, kur në Kovend u grit një komision parlamentar për të hetuar pasuritë e kryebashkiakut të Tiranës në atë kohë, i cili akuzohej se shiste lejet e ndërtimit.

“ Nuk ka bir nëne dhe kurve që të gjejë para në xhepat e mi”, tha Ramë atëherë. Me të njëjtën monedhë ja ktheu sot edhe Tahiri; Nuk ka bir nëne dhe kurve të më pengojë…

Marre nga syri.net

Facebook Comments

MineralHygienics.com