November 26, 2024

Pyetja e ‘Financial Time’ që vuri në siklet Mogherinin

Si do të bindet Këshilli Europian në një kohë kur Shqipëria ka nivel të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar?

Ishte kjo pyetja që iu drejtua Shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, nga gazetarja e Financial Times, pasi përfaqësuesja e lartë e Unionit, prezantoi zyrtarisht progres-raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku sugjerohet ndër të tjera ccela e negociatave me Shqipërinë.

Por në përgjigjen e dhënë Mogherini duket se e ka bërë të qartë se nuk i përket asaj bindja e Këshillit, ccka do të thotë se secili vend duhet të bindë vetë këshillin se meriton hapjen e negociatave, ashtu sikundër është rekomanduar.

Duke iu përgjigjur pyetjes që së FT-së, Mogherini tha se “nuk na takon neve të bindim këshillin. Rezultatet janë të dukshme, vendimi i sotëm bazohet në vlerësimin e progresit”.

“Ka një mënyrë bashkëpunimi, por mbështetet në autonomi në vendime dhe mendime. Por siç tha komisionari Hahn, unë mendoj se dokumenti që kemi miratuar sot tregon qartësisht situatën, siç ka qenë dhe si është dhe rezultatet e arritura.

Unë nuk dua të hyj në hollësi, dhe do t’i ruaj komunikimet me shtypin lokal. Vendimi që morëm sot për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, bazohet në vlerësime mjaft të rrepta dhe rigoroze.

Hapja e negociatave është një inkurajim për këto vende që të vijojnë reformat. Ruajtja dhe thellimi i këtyre reformave do të jetë themelore.

Megjithatë i takon të 28 vendeve anëtare të vendosin. Por mesazhi inkurajues për Tiranën dhe Shkupin ka ardhur tashmë”, u shpreh Mogherini.

Facebook Comments

MineralHygienics.com