Një vit më parë vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, Marina “pushtoi” mediat rozë pas publikimit të një fotoje me një djalë, ku tregonte se të dy ishin fejuar.
Mirëpo nuk kaluan as dy javë kur Marina i hoqi fotot me të fejuarin nga profili i saj duke treguar kështu se fejesa kishte marrë fund ende pa nisur mirë.
Marina ka publikuar në Instagram foto me të dashurin e ri, duke u kujdesur që këtij të fundit t’i mbulojë fytyrën, pa dashur ta bëjë atë të njohur për publikun.
Ata shfaqen në shtrat duke u puthur dhe Marina duket e lumtur.