Në një intervistë për “V Magazine”, këngëtarja shqiptare zbuloi se i kishte veshur mbathjet e saj mbrapsht, ndërsa u ngjit në skenë në mënyrë që të shmangte ndonjë gabim për shkak të emocioneve. “Para një shfaqjeje në Stokholm, grupi im mendoi se do të ishte qesharake të bënim gëzuar me ujë para shfaqjes.
Isha aq e çmendur dhe kur u ngjitëm në skenë gjithçka shkoi keq. Çdo gjë. Para performancës në “BRIT Aëards” isha kaq e shqetësuar, që do të prishja performancën nga nervozizmi im, kështu që i vesha mbathjet mbrapsht, poshtë veshjes sime”, tha Dua.