November 26, 2024

E rrallë në maternitetin e Tiranës, lind foshnja me “këmishë”

Shpesh dëgjojme për legjendën e fëmijëve apo te njerezve qe thuhet se kanë lindur me këmishë, të cilët thuhet se kanë shumë fat dhe mbarësi ne jetë.

Ky fenomen ka ndodhur dje në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku një foshnjë ka lindur me këmishë.

Fëmijët që lindin me këmishë janë një fenomen shumë i rrallë dhe mund të ndodhë 1 në 80 mijë lindje.

Lajmin e ka bërë të ditur doktoresha Anika Dokle, përmes një statusi në Facebook, ndërsa poston edhe foton e fëmijës, i shfaqur ende brenda qeskës amniotike, e njohur ndryshe si “këmishë”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com