November 26, 2024

Luan Rama: Edi Rama i trembur, shteti u shfaq me fytyrën e xhelatit

Zv.Kryetari i LSI Luan Rama, deputet, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar sot në Surrel nga të rinjtë e FRPD dhe LRI-së, që në shenjë simbolike kanë vendosur traun pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama. Luan Rama shkruan se rinia guxoi të protestojë e shteti është shfaqur përballë tyre me fytyrën e xhelatit!  Sipas tij, kjo ndodh sepse protesta, ky institucion i shenjtë në demokraci, ka trembur Edi Ramën!

Reagimi i Luan Ramës

Koha e rinisë dhe Edi Rama përballë!

Për Floidën dhe moshatarët e saj…

Kanë guxuar të protestojnë e shteti është shfaqur përballë tyre me fytyrën e xhelatit!

Sepse protesta, ky institucion i shenjtë në demokraci, ka trembur Edi Ramën!

Dhe servilizmi ka ndërsyer policinë e keqpërdorur, për të trembur të rinjtë e protestës, me armë e me pranga!

Frika e pushtetit ka gjithnjë fytyrën e prangave! Dhe mjer ai që për pushtetin e vet, kanos me pranga rininë! Sepse ka parathënë fundin e vet të turpshëm.

“E çuem grushtin për me luftue,

Ndër lufta t’reja,

Dhe me fitue…”

Jetojmë në kohë migjeniane!…

Facebook Comments

MineralHygienics.com