Tre persona janë vënë në pranga nga Polica, një ditë pasi një punëtor i një miniere në Klos ka humbur jetën në vendin e punës nga shpërthimi i një mine.
Personat e vënë në pranga nga efektivët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat janë:
Ilia Alliu, 47 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë teknik miniere;
Petrit Kaca, 36 vjeç, banues në Burrel, me detyrë zjarrmëtar;
Ilmi Xhiherri, 49 vjeç, banues në Klos, me detyrë zjarrmëtar.
Ngjarja
Arrestimi i tyre u bë pasi pasditen e djeshme, në vendin e quajtur “Lugu i Madh”, galerinë nr 4, të subjektit Minerar “DEMA – PATIN” sh.p.k në Klos, gjatë punës në galeri, është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen nga shpërthimi i lëndëve eksplozive, punonjësi P.M., 57 vjeç, njoftoi Policia.
Akuzat
Të gjitha veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorit të Gatshëm Mat, shtuan të njëjtat burime, “ndërsa materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Mat, për veprën penale ‘Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive’, në ngarkim të shtetasve Petrit Kaca, dhe Ilmi Xhiherri.
Dhe për veprat penale ‘Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive’, ‘Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, në ngarkim të shtetasit Ilia Alliu’.Syri.net