December 25, 2024

Fondet e BE-së për Shqipërinë, një histori e errët abuzimesh dhe papërgjegjshmërie

Aktualisht në Bashkimin Europian është hapur një debat i madh, i cili pritet të përfundojë me nisje hetimesh, për mënyrën se si janë shpenzuar paratë e taksapaguesve të klubit, të cilat duhej të shkonin për të ndihmuar vendet në nevojë.

Pikërisht në vazhdë të këtij shqetësimi të madh që ka pushtuar BE-në, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka trajtuar në një shënim të tijin, “rastin Shqipëria” në këtë çështje.

Manjani ka renditur në shkrimin e tij një sërë projektesh të Bashkimit Europian të aplikuara në vendin tonë, të cilat rezultojnë me problem të mëdha dhe që kanë nga prapa hije të forta dyshimi për abuzim dhe korrupsion.

Ja çfarë shkruan Ylli Manjani për këtë çështje:

Nuk di asnjë projekt infrastrukturor të tenderuar, realizuar dhe mbikqyrur nga Delegacioni i Bashkimit Europian që:

– të ketë mbaruar në kohë,

– të jetë i cilësisë së lartë siç bëhet në hapësirën e BE.

Asnjë kompani me emër në BE nuk di të jetë përzgjedhur për të kryer punime ndërtimore! Asnjë! Vetëm anonime dhe me partnerë lokalë… SAJESA!

Shembuj projektesh cilësisht të këqija ka plot. Po ju sjell në vemendje disa:

– kanalizimet e Golemit, jo funksionale. Ne fakt hyri uji i detit në tuba sapo u vunë në punë.

– kanalizimet e Vlorës, nuk funksionuan. Impianti i bë e u vodh disa here pa u vënë në punë.

-Kanalizimet në Velipojë e Shëngjin, jo funksionale dhe cilësisht të dobëta.

– ujrat e Zeza Ksamil, defektoze.

– lungomarja ( që u bë lungo pare), defektoze.

– pedonalja tek rruga Murat Toptani, është për faqe të zezë. Pllakat e gurit lëvizin si tastiere makine shkrimi.

Etj, etj…

Nuk po llogaris këtu sasinë e jashtëzakonshme të parave që Delegacioni i BE në Tiranë ka harxhuar për asistencë teknike!

Me aq para duhet të kishim blerë gjithë shkencën e botës. Në fakt u blenë thashethemaxhinj nga e gjithë bota, ndaj këtu vetëm llafet ngelen…

Këto ishin para të dhuruara nga taksapaguesit e BE, të cilëve sinqerisht u jemi mirënjohës!

Po nuk e di a duhet t’u jemi mirënjohës zyrtarëve të tyre që i administruan si deshën! Në shumë raste na është dashur të dublojmë investimet me para të buxhetit të shtetit tonë të varfër, për të mbuluar cilësinë e dobët të Delegacionit të BE!

Nuk akuzoj askënd, por një gjë e di mirë: kur këto gjera i bëjnë shqiptarët, Delegacioni dhe ambasadorët nuk ngurojnë ti quajnë “Të Korruptuar”!

E bëjnë këtë gjë pa teklif dhe në dhunim të plotë të parimit të Prezumimit të Pafajsisë!

Sidoqoftë kalit të falur, nuk ja shajmë dhëmbët! Por, kjo nuk do të

thotë që të mos ja shohim këmbët!

Kurse me etiketimet që na vënë nëpër raporte, aq na bën! Jua pimë lëngun!

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com