Kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar takime me biznesin e vogel në kryeqytet. Pas protestës së pak ditëve me parë kur ky biznes vendosi të ulë qepenat e dyqaneve për shkak të rritjes se takasve kreu o opozitës duket se ka preferuar ti dëgjojë nga afër hallet e tyre.
“Jam këtu për të takuar tregtarët për të bërë dhe një bashkëbisedim. Shumë nuk e dinë se çfarë shkatërrimi sjell rritja e TVSH-së. Qeveria po mundohet ta mbulojë me propagandë duke iu thënë bizneseve të vogla se nuk kanë për tu paguar.
Po nëse s’kanë për ta paguar pse i fut në skemën e TVSH?” – tha Basha.
“TVSH për biznesin e vogël do të rrisë koston tuaj si biznes sepse do të punësoni kontabilistin për të mbajtur bilancin ndaj do të rrisë koston.
Do t’ju shkatërrojë familjen deri sa t’ju detyrojë ta mbyllni” – vijoi Basha.
Basha ka përshëndetur protestën me uljen e qepenave nga tregtarët.
“Duam t’ju përgëzojmë për aksionin që morrët para dy ditësh për uljen e qepeni.
Duam t’ju themi se e keqja largohet vetëm duke u ngritur. Ne ju sigurojmë se do të na keni në krah për çdo gjë.
Nuk do ta lemë kurrë vetëm biznesin e vogël.” – u shpreh kreu demokrat në mbështetje të tregtarëve.