Para audiencës së përgjithshme, në sheshin përballë Shtëpisë së Shën Martës, Papa Françesku bekoi dje automobilin elektrik të Formulës E.
Më 14 prill, vetëm pas tri ditësh, në Romë, do të debutojë Formula E, takim sportiv me rëndësi ndërkombëtare, në etapën e shtatë të kampionatit 2017-2018. Rruga e garës automobilistike është përvijuar në zonën e EUR-it, lagje relativisht e re e Romës.