November 25, 2024

Edi Rama kërcënon opozitën nga vendi

Seanca e sotme e Kuvendit është zhvilluar e tensionuar. Opozita kërkonte përjashtimin e Edi Ramës nga parlamenti, pas fyerjeve publike ndaj popullit, të bëra 2 seanca më parë.

Pas fjalës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, opozita bllokoi foltoren e Kuvendit, duke mos lejuar zhvillimin e seancës pas përjashtimin e Edi Ramës.

Përplasja opozitë-mazhorancë ndodhi edhe live, por edhe pas ndërprerjes së transmetimeve.

SYRI.net ka siguruar një video në momentet kur televizionet nuk po transmetonin.

Në pamje duket Edi Rama që nga vendi i kryeministrit, duke fërkuar duart, kërcënon opozitën.

‘Mos u mërzit, pa merak, mos u mërzit do ta shohim’, iu drejtohet Rama deputetëve të opozitës.

Më poshtë keni videon e plotë:

© SYRI.net

Facebook Comments

MineralHygienics.com