November 22, 2024

Messenger sjell SURPRIZËN E MADHE

Aftësia që dikush t’i fshijë mesazhet e dërguara në Messenger do të jetë në dispozicion së shpejti. Sipas “TechCrunch”, opsioni “rikthim” do të vijë në muajt e ardhshëm, ndërsa nuk dihen detaje tjera.Kjo lëvizje vjen pasi u zbulua se Facebooku kishte fshirë mesazhet që themeluesi Mark Zuckerberg kishte dërguar përmes Messengerit.

Messengeri tashmë ofron “bisedat sekrete” ku përdoruesit caktojnë një kohë para shkatërrimit të mesazheve. Megjithatë aty njoftohen të gjithë në bisedë për këtë veprim.

“E kemi diskutuar këtë veçori disa herë. Tani do të bëjmë një veçori për fshirje. Ajo do të marrë pak kohë. Deri kur të jetë gati, nuk do të fshijnë asnjë mesazh të ekzekutivit tonë. Është dashur ta bënim këtë më herët – na vjen keq që s’e bëmë”, ka thënë një zyrtar i Facebookut për “The Verge”

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com